Biden theu këmbën duke luajtur me qenin

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka pësuar fraktura në këmbë, pasi ka rrëshqitur teksa luante me një nga qentë e tij. Incidenti ka ndodhur të shtunën, ka bërë të ditur zyra e Bidenit në një njoftim zyrtar dhe 78-vjeçari ka bërë një skanim me rreze X dhe CT si “masë sigurie” te ortopedi të dielën. Mjekët fillimisht menduan se ish-nënkryetari i ShBA-së kishte vetëm shtrembëruar kyçin e këmbës, por rekomanduan një ekzaminim më të detajuar.

“Kontrolli CT ka konfirmuar fraktura të vogla”, tha mjeku personal i Biden Kevin O’Connor në një deklaratë të veçantë të lëshuar nga zyra e Bidenit. Ai ndoshta do të ketë nevojë për allçi në këmbë për disa javë”, shtoi O’Connor.

Advertisement

Si presidenti më i vjetër në histori, Biden pritet të betohet në 20 janar të vitit të ardhshëm. Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, i cili nuk ka pranuar humbjen elektorale dhe po sfidon rezultatet në gjykatë, i uroi Bidenit shërim të shpejtë. “Shërohu shpejt!” shkroi Trump në Twitter.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like