Biden: Po hyjmë në konkurrencë ekstreme me Kinën

Advertisement

Presidenti i SHBA Joseph Biden tha se nën administrimin e tij, Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të hyjnë në “konkurrencë ekstreme”.Sidoqoftë, Biden shtoi se ai nuk dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të reja të bazuara në konflikt.

Biden pranoi se ai nuk kishte biseduar me Presidentin kinez Xi Jinping që nga inaugurimi i tij më 20 janar, por kujtoi se ai dhe udhëheqësi kinez ishin takuar disa herë, kur të dy ishin nënkryetarë të vendeve të tyre.

“Unë e njoh atë mirë,” i tha Biden rrjetit CBS, duke shtuar se kur të flasin, ata do të kenë shumë tema për të folur, raporton AP.Që nga marrja e detyrës, Biden ka biseduar me udhëheqësit e Kanadasë, Meksikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Koreve të Jugut, Australisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe ai gjithashtu kishte një takim pune me Presidentin rus Vladimir Putin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like