Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Biden përfshin ushtrinë në fushatën e vaksinimit

Advertisement

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden do të punësojë persona edhe nga Garda Kombëtare dhe Mbrojtja Civile për të forcuar fushatën e vaksinimit antiCovid-19 në vend, për të ndërtuar klinika speciale dhe për të siguruar një shpërndarja të barabartë, përfshirë edhe burgjet, njoftoi ekipi i tij.

Plani i Biden do të përshpejtojë vaksinimin e amerikanëve dhe ofron krijimin e mijëra qendrave të vaksinimit në të gjitha SHBA.

”Kjo do të bëjë të mundur administrimin për të gjithë amerikanët të vaksinës jo shumë larg nga shtëpia”, shpjegoi presidenti i zgjedhur në një fjalim në Wilmington

“Para se të bëhen më mirë, gjërat do të përkeqësohen. Por, ju keni fjalën time, ne do të jemi në gjendje të dalim nga kjo situatë”, theksoi ai duke shpjeguar se si ndryshimi në politikë dhe strategji do kohë për të dhënë rezultatet e tij./BotaSot

Advertisement

Read Previous

Erdogan: BE nuk i ka mbajtur premtimet që na ka dhënë deri më tani

Read Next

OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare