Biden: Moti ekstrem i kushton SHBA-së mbi 100 miliardë dollarë

Estimated read time 2 min read

Presidenti amerikan Joe Biden së fundmi ka theksuar se ngjarjet ekstreme të motit do i kushtojnë më shumë se 100 milionë dollarë për 2021 dhe 99 milionë dollarë për vitin e kaluar SHBA-së.

Ndër të tjera Biden theksoi se gati një në tre komunitete amerikane është goditur muajt e fundit nga fatkeqësitë natyrore të shkaktuara nga moti që është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.

“Ne e dimë se nga vjen kjo, nga ndryshimet klimatike, e dimë se çfarë i shkaktojnë ndryshimet klimatike, aktiviteti njerëzor, për këtë nuk ka më asnjë dyshim,” ka thënë ai.
Biden paralajmëroi për rreziqet e ndryshimit të klimës gjatë një turneu në Shtetet e Bashkuara perëndimore, ku nga kryeqyteti i Idaho, Boise, nënvizoi se kërcënimet me të cilat përballet planeti për shkak të mbinxehjes.

Më vonë, ndërsa ai u ul pas një fluturimi mbi pyjet e djegura të Kalifornisë veriore, ku deklaroi se nuk mund ta injorojnë faktin që zjarret janë përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.

Advertisement

Në fillim të këtij muaji, Biden vizitoi Luiziana, Neë Jersey dhe New York për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga Uragani Ida.
Shtëpia e Bardhë dhe lidershipi demokrat në Kongres aspirojnë të miratojnë dy fatura të mëdha deri në fund të muajit, të cilat do të çojnë në miratimin e qindra miliarda dollarëve për të zhvilluar burime alternative të energjisë, rindërtuar dhe modernizuar infrastrukturën dhe për të zëvendësuar të gjitha automjetet konvencionale të qeverisë federale me elektrike.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like