Biden: Ende rrugë e gjatë për rimëkëmbjen ekonomike

Përpjekjet e Presidentit Biden për ripërtëritjen ekonomike morën një goditje të premten kur dolën shifrat e vendeve të reja të punës të hapur gjatë muajit prill. Raporti tregonte një rritje modeste me rreth 266 mijë vende të reja pune, gjë që mund të ndërlikojë edhe më tej synimet e presidentit për të miratuar paketën prej 4 trilionë dollarësh investime në infrastrukturë, arsim dhe për fëmijët. Përmes një reagimi të shpejtë, administrata e Presidentit Biden u përpoq të qetësojë shqetësimet lidhur me shifrat e dobëta që tregonte raporti për vendet e reja të punës.

Advertisement

Raporti i përpiluar nga Departamenti i Punës çon në përfundimin se Plani Amerikan i Shpërtimit, një paketë stimuluese prej 1.9 trilionë dollarë që u miruatua në muajin mars, nuk po arrin të përmbushë premtimin për ringjallërim të shpejtë të ekonomisë./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like