• 06-12-2021

Biden do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska ​​për 100 ditë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka thënë se do t’u kërkojë amerikanëve t’i mbajnë maskat mbrojtëse të fytyrës, për 100 ditët e tij të para në detyrë, në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e koronavirusit.

“Në ditën e parë pasi të marr detyrën, unë do të kërkoj nga qytetarët që për 100 ditë t’i mbajn maskat … jo përgjithmonë, vetëm 100 ditë”, tha Bideni për CNN-in më 3 dhjetor në intervistën e tij të parë të përbashkët me zëvendëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris.

 

Ai shfaqi besimin se do të kishte një “ulje të ndjeshme” të rasteve me COVID-19, nëse çdo amerikan do të mbante një maskë në fytyrë. Bideni, gjithashtu, tha se ai do të urdhërojë që maskat ​të mbahen në të gjitha ndërtesat qeveritare.

SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste dhe 276,000 vdekje nga COVIDI-19, shifër kjo më e larta në botë.

Read Previous

“Deputetët me pizhama në seancat online të Parlamentit”

Read Next

LSDM: Për gjuhën dhe identitetin nuk bisedohet

%d bloggers like this: