Biblioteka e Tetovës s’ka hapësira për arkivimin e shtypit

Mungesa e kushteve normale, por shkatërron çdo ditë e më shumë edhe shtypin ditor që ruhet në këto hapësira, që nga viti 1945 dhe që për studiuesit, përbën një thesar tejet të çmuar. Kërkesa po bëhen çdo vit në ministrinë e kulturës, por mjetet që ndahen janë gjithnjë e më të pakta, thotë drejtoresha e këtij institucioni.

 

 

 

“Fatkeqësisht nuk ka ndonjë risi të madhe për të thënë, sepse pak mjete ndahen në lidhje me gazetat zyrtare dhe shtypin ditor por çështja më emergjente për bibliotekën e Tetovës është hapësira. Edhe pak muaj kemi vend për të vendosur libra në rafte e lere më gazetat zyrtare që duan një hapësirë krejtësisht të veçantë nga biblioteka’ deklaroi Njomza Imeri-Ismaili. Drejtoreshë e Bibliotekës së Tetovës.

 

 

Punonjësit e arkivit të bibliotekës, thonë se, nëse vazhdojnë të rrinë kështu edhe tre apo katër vite, gazetat do të shkatërrohen, edhe pse janë një pasuri që asnjë bibliotekë e Maqedonisë nuk e ka.

“Ka studiues që janë të Tetovës të cilët tash e tutje do duhet të shkojnë në Shkup ose në Bibliotekën e Manastirit. Humbja është e paparashikueshme për këto ekspertë por edhe gjithë popullatën, sepse këto janë dokumente të shkruara, pavarësisht se është gazetë është e publikuar e shkruar e arkivuar’ pohoi

Advertisement
Mahi Murtezani, Bibliotekist.

 

 

 

Sipas drejtuesve të bibliotekës, zgjidhja e vetme për këtë problematikë por edhe mungesën e hapësirës për rafte librash, do ishte ndërtimi i objektit të ri, i cili po zvarritet me vite të tëra. Përndryshe, në bibliotekën e Tetovës, përveç 150.000 titujve të librave që janë në rafte, ruhet edhe kjo pasuri e madh e shtypit ditor, që nga vitit 1945./Alsat-M/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like