Besian Mustafa, i drejtpërdrejt dhe i sinqertë me secilin qytetarë

Nuk lë porosi e koment pa i ‘u përgjigjur, herët ose vonë. I tillë është ministri i bujqësisë Besian Mustafa, i cili njëherë është edhe kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të
Kosovës. Arsyeja, sipas Mustafës, është se beson se komunikimi i drejtpërdrejt me secilin qytetar është çelës i suksesit për secilin politikan.

Sipas Mustafës, shkaku i pandemisë Covid-19, viti i fundit e ka privuar shoqërinë nga kontakti, prandaj duhet gjetur secila mënyrë e mundshme për ta kompensuar komunikimin me qytetarë.

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për fjalë miradije, lëvdata apo edhe kritika, thotë Mustafa, duke shtuar se rëndësi ka që të shfrytëzohet momenti për ta ndarë qoftë edhe një fjalë ose ide me qytetarin.

Advertisement

Kjo pasi, shton tutje Mustafa, nga qytetari vijnë idetë më të mira dhe se një politikan i mirë i cili di ta dëgjojë zërin e arsyes, di se si ti shfrytëzojë ato ide në të mirën e qytetarit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like