Berisha tregon si u bë Basha kryetar i PD-së: Kandiduan vetëm ai dhe Olldashi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer sesi është vënë në krye të PD-së Lulzim Basha.

Sipas tij të vetmit që kanë kandiduar për kryetar të PD-së kanë qenë atëherë Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi.

Berisha e mohon të ketë qenë ai që e ka përzgjedhur Bashën si kryetar të PD-së.

A e përzgjodhet ju Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike?

Sali Berisha: Absolutisht jo

Nuk ndërhytë fare në proces?

Sali Berisha: Jo. Erdhi dhe më tha. Pas tij erdhi i ndjeri Sokol Olldashi.

Nga nënkryetarët tuaj?

Sali Berisha: Asnjëri. Vetëm këta të dy erdhën dhe u mirëpritën. Unë mendova që udhëheqja tjetër e partisë të mos lobonte as për njërin as për tjetrin, për të mos krijuar çarje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like