Benzema do të gjykohet për skandalin sek*sual

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, do të përballet me gjyqin për përfshirjen e dyshuar në shantazhin me ish-bashkëlojtarin Matthieu Valbuena në skandalin seksual, ka njoftuar zyra e prokurorit të Versajës të enjten.

Benzema dyshohet se ka bërë presion në ish-bashkëlojtarin e tij te Franca për t’i paguar personat që kanë bërë shantazh se do ta publikojnë një video intime në të cilën paraqitet Valbuena, ka raportuar “Associated Press”.

Data e gjykimit ende nuk është caktuar.

33-vjeçari Benzema, sulmuesi më i talentuar francez i gjeneratës së tij, është përjashtuar nga Përfaqësuesja e Francës që prej nëntorit të vitit 2015 për shkak të dyshimit se ishte i përfshirë në këtë skandal, pavarësisht paraqitjeve të vazhdueshme me Real Madridin.

Advertisement

Hetuesit besojnë se ai është kontaktuar nga një shok i fëmijërisë në atë vit për të vepruar si ndërmjetësues dhe ta bindë Valbuenan të merrej direkt me shantazhuesit.

Valbuena menjëherë e informoi policinë.

Katër persona do të dalin në gjykatë për këtë çështje. Benzema ka mohuar gjithçka.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like