Bekteshi: Opozita rrezikoi ekonomikisht 60 mijë familje

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Click Plus në TV21, ku po debatohet për tema të ndryshme komentoi edhe pakon e 5-të ekonomike. Bekteshi thotë se opozita ka rrezikuar ekonomikisht 60 mijë familje me bllokimin e Kuvendit.
“Ligjet që dalin nga pakoja e 5-të ekonomike janë të vonuara për më shumë se dy muaj duke u bllokuar nga opozita, duke rrezikuar që të mbesin pa të ardhura 60 mijë punëtor në sektorin privat. Ata janë 60 mijë familje të cilët jetojnë, punojnë dhe veprojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi./TV21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like