Bekteshi: 7.5 miloin euro mbështetje për hotelierët

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka paralajmëruar mbështetje financiare prej 7.5 milion euro për hotelierët dhe punëtorët e turizmit, përcjell North Macedonia Post. Kjo masë e mbështetjes është konform masave të Qeverisë me të cilat përkrahen subjektet biznesore të cilat kanë pësuar nga kriza që krijoi virusi COVID-19.
“Do të mbështesim drejtpërdrejt hotelierët dhe punëtorët e turizmit me 7,5 milion euro. Javën e ardhshme, do të shpallen pesë thirrje publike për masat për mbështetje të sektorit të turizmit dhe hotelierisë në kuadër të Pakos së katërt të masave anti-krizë: 60.000.000 denarë janë paraparë për grante për restorantet, 153.000.000 denarë janë dhënë për grante për këndet për lojëra, 116.850.000 denarë janë ndarë për grante për agjencitë e udhëtimit të licencuara, për grante për udhëzuesit turistik 9.800.000 denarë, për masën e rimbursimit të taksës së paguar turistike për vitin 2019, sigurohen fonde në vlerë prej 120.000.000 denarë” ka shkruar Bekteshi.
Advertisement
Të gjithë personat juridikë të përfshirë nga masat do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike në platformën “Pushime në vend” deri në fund të muajit.
Advertisement
Advertisement

You May Also Like