Bekim Jashari reagon pasi që fotografia e Besarta Jasharit me motive politike u vendos nga Vetëvendosje në Prishtinë

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari ka reaguar në lidhje me vendosjen e një baneri në Prishtinë, pjesë të cilit ishte edhe motra e tij, Besarta Jashari.
Ai u shprehë se është e papranueshme dhe jo etike që fotografia e motrës së tij të përdoret për motive politike, transmeton Indeksonline. Në fotografi përveç Besarta Jasharit janë edhe dy kandidatët e LVV-së për deputete, Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi.
Reagimi i plotë:
Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motres sime, Besarta Jashari.

Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike.
Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht.
Në lidhje me këtë kerkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.
Burimi:https://indeksonline.net/bekim-jashari-reagon-pasi-qe-fotografia-e-besarta-jasharit-me-motive-politike-u-vendos-nga-vetevendosje-ne-prishtine/?fbclid=IwAR3hULe3pm3LOk5kCPKGF1YI3eOfEpbQcZU6oDMwb-cM5_V948JDWTzAxwU

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like