Bekim Jashari me parti të re ?

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se për gjithçka që ka ndodhur pas luftës në Kosovë, përgjegjës janë politikanët, duke theksuar se si familje ata kanë kërkuar gjithmonë unitet nga politikanët, kurse këtë nuk e kanë parë deri më tani.

Jashari ka konfirmuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi se do të kandidoj edhe njëherë si i pavarur për kryetar të Skenderajt kurse tha se për shkak të këtij mos-uniteti, nëse e sheh nevojën do të formojë një parti apo iniciativë të re përmes së cilës do të hyjë në politikë në nivel vendi.

“Unë me kandidu gjithsesi edhe njëherë tash një vit, por do të kandidoj i pavarur. Nëse e bëj me ndonjë iniciativë të re, apo parti të re do të jetë në nivel vendi. Çkado që do të formoj tjetër ka me dal në nivel vendi….Nevoja duke i parë gjërat, që i diskutuam deri tash. Asnjëherë familja Jashari nuk kemi pasur nostalgji, ide apo plan për me u kyç në politikë për ndonjë post a diçka. Si kandidat për Skenderaj kam kandidu pa dëshirën time, me presionin e shokëve, qytetarëve, derisa kam thënë po. Sepse ne kemi mendu se tash u shliru vendi dhe secili që vjen, është shqiptar dhe do të punojë për të mirën e këtij vendi. Për fat të keq nuk ish kanë ashtu. Tek kur kam hy kryetar komune, kah mesi i 2018 e kam pa që gjendja nuk është e mirë”, tha Jashari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like