Bekim Haxhiu reagon për herë të parë pas rezultatit në Skënderaj: Fitoi lakmia

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve në Skënderaj, ku fitoi Fadil Nura. Sipas tij, me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica, raporton Express.

Haxhiu i cili në këtë garë e kishte përkrahur Bekim Jasharin, ka thënë se të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata “ata që ia humbën Skënderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës.”

Tutje, Haxhiu ka thënë se pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as pavarësi, as demokraci e as parti.
“Jasharajt e ndrruan historinë.Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021. Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti. Bekim, sa herë të takoj ty, bacin Rifat, Besartën, e vij në vizitë te varret e 56 antarëve të familjes tuaj Jashari, e di që nuk do të me vrasë ndergjegjja. Ju nuk jeni kalimtarë, Ju jeni themeli i pavarësisë e nderi i shqiptarisë. Në Skënderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia! Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement