BE sot nuk merr vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian sot nuk pritet të merr vendim për hapjen e negociatave paraqasëse me Maqedoninë e Veriut. Kjo po ndodhë për shkak të vetos bullgare, por siç raportohet formati i takimit përmes video-konferencës nuk lejon sjelljen e vendimeve të tilla siç ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut.

Këshilli i ministrave i BE-së do të mbajë takimin përmes video-konferencës lidhur me valën e dytë të koronavirusit, por që pikën për Maqedoninë e Veriut pritet që të mos e vendosin as në rend dite, përcjell INA.

Kjo është konfirmuar edhe nga zv/kryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov, i cili për Telma theksoi mbrëmë se nuk pritet që sot të ketë vendime në këshillin e ministrave të BE-së rreth miratimit të kornizës për hapjen e negociatave, por sipas tij, Gjermania si kryesuese këtë pikë as nuk do ta vendos në rend dite, pasi që për momentin ka qëndrim negative nga Bullgaria.

Sofja zyrtare ka ngelur në qëndrimet e palëkundura, duke mos lejuar vendimin për hapjen e negociatave.

Zv/kryeministri dhe ministri bullgar i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov theksoi se që nga mesi i javës së kaluar nuk ka pasur komunikim dypalësh, e për këtë ai fajëson Shkupin për mungesë të vullnetit. Sipas tij do të ishte mirë sikur kontesti të zgjidhej në 15 vitet e ardhshme.

“I pyes se a keni pretendime territoriale përmes pakicave?! thonë “s’kemi, por prisni tani të gjejmë një formulim”. “Si po ia bëjmë me historinë dhe gjuhën?” Ky është identiteti ynë.” “Po, është identiteti juaj, por jo në kurriz të historisë dhe gjuhës sonë, në kurriz të gjuhës së urrejtjes.” Megjithatë deri më sot nuk ka pasur asnjë iniciativë nga Shkupi”, theksoi zv/kryeministri dhe ministri i mbrojtjes, Karakaçanov.

Advertisement

Ditëve në vijim, pritet iniciativë e re nga Gjermania për afrimin e qëndrimeve, gjithsesi ka pak gjasa që negociatat të fillojnë këtë vit, për çka nuk përjashtohet mundësia që çështja të shtyhet pas zgjedhjeve në Bullgari, të caktuara për në mars.

Pala bullgare konteston gjuhën dhe identitetin e maqedonasve me pretendimin se ato kanë “rrënjë bullgare”, se gjuha maqedonase është krijuar pas vitit 1945 nga një dialekt i gjuhës bullgare dhe asaj serbe. Dy vendet në vitin 2017 nënshkruan një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por në vend të afrimit, jo ka ndarë edhe më shumë dy shtetet.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like