BE pritet sot të miratojë vaksinën Pfizer/BioNTech

Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i japë sot dritën jeshile vaksinës kundër koronavirusit, të zhvilluar bashkërisht nga kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe ajo gjermane, BioNTech, përcjellë nmk-post.

 

Miratimi i agjencisë do t’iu hapë rrugën 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të nisin vaksinimin përpara fundit të vitit. Sapo të miratohet, Komisioni Evropian pritet të nënshkruajë zyrtarisht përdorimin e vaksinës.

 

 

 

 

 

Agjencia e Barnave ka planifikuar ta marrë vendimin javën e ardhshme, por ajo është vënë nën presion nga vendet e BE-së, pasi Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar vaksinën më shpejt. Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar./Nmk-post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like