BE mund të japë dritën jeshile për dy vaksinat kundër COVID-19 që në dhjetor

Bashkimi Evropian mund t’i japë dritën jeshile vaksinave kundër COVID-19 që po zhvillohen nga Moderna dhe Pfizer/BioNTech që në dhjetor.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të enjten se vaksinat mund të aprovohen para fundit të vitit, gjë që do t’i lejojë ato të shpërndahen në Evropë.

Agjencia Evropiane e Medicines (EMA) është “në diskutimet e përditshme” me FDA, homologen e saj amerikane, për të “sinkronizuar vlerësimet e tyre të vaksinave” kundër COVID-19, ajo tha në një konferencë për shtyp të enjten.

“Nëse të gjitha procedurat shkojnë pa probleme, EMA mund të japë për Pfizer/Biontech dhe Moderna autorizimin e tyre të kushtëzuar në fillim të pjesës së dytë të dhjetorit”, ka thënë von der Leyen.

E pyetur në lidhje me përdorimin e mundshëm të një vaksine të zhvilluar në Rusi – për të cilën Hungaria, në veçanti, ka shprehur interes – në BE, ajo ishte shumë e kujdesshme.

Advertisement

“Çdo vaksinë do të duhet të kalojë nëpër procedurën e autorizimit të EMA, me transparencë të plotë”, tha ajo.

Ndryshe, po sipas Euronews, Komisioni Evropian deri më tani ka nënshkruar pesë kontrata për të porositur paraprakisht vaksinat e mundshme: me kompaninë suedeze-britanike AstraZenaca, kompaninë amerikane Johnson&Johnson, dyshen franko-britanike Sanofi-GSK, dyshen SHBA-gjermane Pfizer/BioNTech dhe CureVac të Gjermanisë.

Më herët të enjten, Ugur Sahin, drejtori i BioNTech, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte e mundur që vaksina e tyre të mund të merrte autorizim dhe të shpërndahej në SHBA dhe BE para vitit 2021./Shenja

Advertisement
Advertisement

You May Also Like