









BDI kundër dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se proceset që pasojnë nuk guxojnë ta gjejnë vendin me Qeveri të destabilizuar. Lidhur me zgjerimin e shumicës, aktivitete konkrete do të priten javën e ardhshme. Osmani thotë se në këtë periudhë nuk duhet ndryshuar kabineti Qeveritar, ndërsa stabilizimi i shumicës është i mirëseardhur. “Periudha që pason është shumë e rëndësishme për drejtimet strategjike dhe arritjen e qëllimeve strategjike. Çdo destabilizim i Qeverisë në këtë periudhë mund të ndikon negativisht në arritjen e atyre qëllimeve që do ta shndërronin shtetin nga pjesa e zgjidhjen në pjesë të problemit. Askush në shtet nuk dëshiron ta drejton gishtin nga shteti për mos zgjidhjen e problemeve dhe mos fillimin e negociatave me BE-në sepse nuk ishim të tillë deri tani”, deklaroi Bujar Osmani, BDI.