Bastiset banesa e Blerim Shalës ish-këshilltarit të Thaçit

Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, avokati Artan Qerkini.

Qerkini u shpreh se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij./Insajderi