“Bashkësia Islame Selefiste”, Fetahi: Tentim për përçarje në BFI

Formimi i “Bashkësia Islame Selefiste “Dar El Hadis” sipas kreut të BFI-së, Shaqir Fetahi është tentim për përçarje në Bashkëinë Fetare Islëme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fetahi deklaroi sot se BFI-ja si institucion fetar ka ndërmarr të gjitha masmat e nevojshme ligjore dhe se tani është në pritje të epilogut gjyqësor.

“Ne si BFI nuk jemi të habitur me rastet e këtilla, sepse këto paraqitje kanë qenë prej viti 1991 me fillimin e proceseve demokratike, ne nuk shqetësohemi shumë sepse në demokraci janë normale. Por shqetësimet tona i shprehëm tek faktori qeveritarë, pastaj tek faktori ndërkombëtarë, se regjistrimet e këtilla janë tentim për përçarje në BFI, edhe pse ajo nuk mund të arrihet. Kemi bërë procedurat ligjore dhe gjyqësore, tani presim rezultate pozitive. Por BFI-ja vazhdon të jetë një Organizatë të themi e madhe, e fuqishme, me të gjitha elementet dhe se qëllimi jonë kryesorë është që shoqërinë tonë e në veçanti BFI-në, popullin myslimanë të mos lejojmë që të zhytet apo ti hidhet ndonjë pikë e zezë nga rryma të dyshimta. Ne jemi popull evropian, kemi nisë rrugën drejtë BE-së, ne shpjegojmë islamin konform nevojave të popullatës myslimane dhe jemi shumë të kujdesshëm që në shoqërinë tonë të mos depërtojnë dhe zyrtarizohen grupe të cilat ne i quajmë të dyshimta për shoqërinë ku ne jetojmë”, tha Fetahi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like