Bashkatdhetarët vazhdojnë të përballen me kolona të gjata në hyrje të Kosovës, kjo është situata momentale

Estimated read time 2 min read

Ardhja e bashkatdhetarëve nga vendet e ndryshme të Evropës ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjatë në kufirin Kosovë-Serbi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimet e fundit që janë bërë në orën 21:09, pritje më të gjata për të hyrë në Kosovë ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë, shkruan Zeri.info.

Sipas këtyre të dhënave, në këtë pikëkalim kufitar kolona është e gjatë 800 metra dhe qytetarët janë duke pritur mbi dy orë, më saktësisht 130 minuta, ndërkaq në dalje të Dheut të Bardhë pritja është njëorëshe dhe kolona është 300 metra.

Pritje ka edhe në Merdar si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës, shkruan Zeri.info.

Plot një orë ë gjysmë po presin qytetarët për të hyrë në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit, kolonë ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, veçse edhe në këtë pikë kufitare pritja më e madhe është për të dalë nga Kosova e jo për të hyrë në Kosovë. Deri në gjysmë ore është pritja për të hyrë në Kosovë, kurse deri në dy orë për të dalë nga Kosova, raporton Zeri.info.

Advertisement

Sipas QKMK-së, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, sikurse në hyrje ashtu edhe në dalje pritja nuk është më e madhe se 10 minuta.

KËTU mund t’i shikoni drejtpërdrejt pikat kufitare.

 

Image
Advertisement
Advertisement

You May Also Like