BASHA: Jemi fituesë, PS ka humbur thellë në bastionet e tyre historike

Kryedemokrati Lulzim Basha: Dua të falenderoj të gjithë mediat për punën që keni bërë. Siç e dimë qendrat e para që numërohen janë qendrat e Partisë në pushtet. Thënë kjo, PS ka humbur thellë, në Tiranë, dhe qëndrat e tjera në Përmet, Këlcyrë etj. Kemi të bëjmë me një fitore të thellë të PD. Ky është fillimi. Pas kutive që shpresonin të kishin bastion, si zona 10 në Tiranë, ku PD ka një rritje me 30%, apo në Memaliaj ku janë ndëshkuar nga qytetarët, do të vijë radha e kutive të tjera. Kur janë ndëshkuar në bastione, vota në ndryshim do të vazhdojë. Fitorja jonë do të konfirmohet në të gjithë vendin. Me projeksionet aktuale e dinë çfarë i pret, ti lënë lojërat. Duan të bllokojnë numërimin. Numërimi do të vazhdojë, vullneti i popullit është në kuti. Vazhdoni punën sipas ligjit./Dosja.al/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like