Janë të dhëna zyrtare dhe e thotë IFFHS….Barcelona është klubi më i mirë i dekadës. Federata e historisë dhe statistikave të futbollit ka përcaktuar më të mirët e 10-viteve të fundit (2011-2020) ku podiumi ndahet mes Barcelonës, Real Madrid dhe Bayern Munchen.
Pra janë këto 3 klubet më të mira ku padyshim katalanasit janë “the best of the best” duke fituar këtë vlerësim për herë të dytë radhazi, pra praktikisht, Barcelona është klubi më I mire I 20-viteve të fundit sipas IFFHS.
Në përcaktimin e klubit më të mirë të Dekadës, IFFHS bazohet në pikët e marra nga klubet gjatë një sezoni qe percakton edhe vleresimin si klubi më i mirë i vitit.
