Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit te Benfica

Koeman është aktivizuar menjëherë që të gjejë zëvendësuesin e Suarezit dhe po tenton të transferojë anëtarin e Benfikës, Darwin Nunez.

Sipas asaj që raporton ESPN, 21-vjeçari është në bisedime me katalanasit dhe kalimi i tij në Camp Nou mund të ndodhë në janar.

Uruguaiani kaloi në verën që shkoi te skuadra portugeze nga Alemria, derisa shënoi het-trikun e tij të parë në Ligën e Evropës përballë Lech Poznan.

Advertisement

Benfika ka bërë të ditur se lojtari mund të largohet nga skuadra vetëm nëse ndokush dëshiron të paguajë 126 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours