Barcelona e ‘zhytur’ në borxh, Messi në Paris!

Lionel Messi gjatë afatit të verës ishte personazhi kryesor. Të largohej apo të qëndronte!? Si duket edhe afati i verës 2021 do të jetë po i njëjti.

Ylli argjentinas mund të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë verës 2021 dhe të transferohet në Pari Saint-Germain.

Edhe gazetari, Geoffroy Garetier, tha se Messi është shumë afër PSG-së. Madje ka informacione se ai është duke mësuar gjuhën frënge.

Klubi nga Katalunia ka një borxh prej 1 miliard eurosh! Andaj largimi i Messit duket se është i pashmangshëm, pasi argjentinasi thuhet se fiton 105 milionë euro në vit te Barça.

Advertisement

Lionel Messi ka edhe opsione të tjera, duke përfshirë edhe skuadrën e Manchester Cityt, por duket se Parisi është opsioni më i mirë për familjen e Lionelit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like