Aziri: Ngjarjet në Kuvend, teatër i panevojshëm i orkestruar nga Xhaferi

Deputeti nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ilmi Aziri tha se opozita shqiptare ka siguruar kuorum për mbajtjen e seancës së 32-të dhe 36-të qysh ditën e enjte dhe se për këtë ka qenë i informuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Kryetari i Kuvendit ka qenë edhe publikisht i njoftuar se deputetët e opozitës shqiptare do të marrin pjesë në seancën e 32-të për të siguruar kuorum për të përfunduar seanca e 32-të që sa më parë të fillojë seanca e 36-të ku janë pakot e ekonomike nga masat anti-Kovid”, tha mes tjerash Aziri
Aziri ngjarjet e sotme në Kuvend i cilësoi si “teatër të panevojshëm”
“Ishim dëshmitar të një teatri të paparë, të orkestruar nga kryetari i Kuvendit, që në fakt paraqet keqpërdorimin e pozitës së kryetarit të Kuvendit, të Kuvendit si institucion dhe keqpërdorimin e personave, fatkeqësisht kolegëve tanë deputetë të infektuar me Covid-19, të cilët me skafanderë nga kushte të izolimit u sollën në Kuvend, pa pasur nevojë”, pohoi Aziri./Alsat/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like