Austria planifikon të nisë vaksinimin për koronavirus në janar

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rudolf Anschober.

Sipas tij, më të moshuarit, grupet e rrezikuara dhe profesionistët shëndetësorë, do të vaksinohen të parët, transmeton AFP.

Ky shtet do të sigurojë më shumë se 16 milionë doza të vaksinës përmes Bashkimit Evropian, i cili ka nënshkruar gjashtë kontrata me furnizuesit, sipas Clemens Martin Auer, që koordinon përgjigjjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Austrisë ndaj pandemisë./Alsat

Advertisement

“Ka shumë mundësi që të nisim në janar”, ka thënë ministri Anschober.

“Qëllimi ynë është që të vaksinojmë të paktën 50 për qind të popullsisë”, ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se fushata mund të kushtojë rreth 200 milionë euro.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like