Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Atdheu paralajmëron se do të martohet pas tre muajsh, Arjan Konomi po e pret dasmën e tij

Advertisement

Ditëve të fundit në media rozë janë publikuar disa pamje ku shihen në afërsi ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina me njërën nga konkurrentet e këtij sezoni.

Ndërsa, lidhur me këto pamje të cilat u bënë virale, Atdheu vendosi të reagonte ditën e djeshme duke përmendur emrin e Efit në një mënyrë tjetër: “Efffaaa, sa i lumtur sot”.

Në një postim të bërë nga opinionisti, Arjan Konomi ku falënderoi Atdheun për dhuratën që i kishte bërë, vëmendjen e morri shkrimi i tij ku tha se po pret dasmën e tij.

Nuk mungoi as komenti i Atdheut, i cili tha se për dasmën duhet të pret edhe 3-4 muaj.

Kujtojmë që Efi ka pasur disa takime me Brunon, ndërsa në takimin e fundit ajo pranoi madje edhe pëlqimin për dikë tjetër dhe nuk dihet nëse e ka pasur fjalën për Atdheun.

Ndërkohë, pak kohë më parë Atdheu në një emision pranoi se ishte në një lidhje, por nuk foli më shumë për vajzën “misterioze”.

Advertisement

Read Previous

“Salt Bae”kritikohet ashpër nga ndjekësit e tij për faktin e kushteve që jeton nëna e tij!

Read Next

Kosova pranon të ndihmojë do të na shesë tre milionë ton qymyr