Ata që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje, po presin deri në një orë e gjysmë. E pritjet për dalje nga Dheu i Bardhë, për momentin shkojnë deri në një orë. Nga 20 minuta arrijnë pritjet për të dalë nga Muçibaba dhe Merdarja, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Klankosova.tv. Në pikat tjera kufitare tokësore, pritjet për dalje arrijnë deri në 5 minuta.

Estimated read time 1 min read

Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka vlerësuar të rëndësishme vizitën e shefit të CIA’s, William Burns në Kosovë, duke theksuar se do të ndikojë në rritjen e sigurisë për investitorët e huaj që duan të investojnë në Kosovë.

Në një postim në faqen e AKB-së thuhet se Kjo vizitë është përkushtim dhe besim i shtuar i SHBA-së për sigurinë publike të Kosovës.

“Vizita e drejtorit të CIA-s William Burns jep siguri për investitorët e huaj në Kosovë. AKB e vlerson lartë vizitën dy ditore në Kosovë të drejtorit të e CIA-s, William Burns.
Kjo vizitë është përkushtim dhe besim i shtuar I SHBA-ve për sigurinë publike të kosovës që përcjell mesazh të sigurisë për investitorët e huaj dhe vendorë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.”, citohet të ketë thënë kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like