
Advertisement










Aleanca për Shqiptarët ka reaguar përmes një komunikate në lidhje me ngjarjet e djeshme në Kuvend.
Nga ky subjekt politik thonë se qeverisja aktuale LSDM-BDI nuk ka legalitet, pasi nuk ka votat e 61 deputetëve në Kuvend.
“Sot ishte dita kur të gjitha maskat ranë, kur regjimi aktual u vetëkonfirmua, kur të gjithë ne dëshmuam dhe vazhdojmë të dëshmojmë se kush jemi dhe për çfarë jemi!





Sot regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ASh-së.
Advertisement