ASH komenton zgjedhjen e Naser Zyberit për Avokat të Popullit

Të rinjtë e “Aleancës për Shqiptarët” sot kanë shprehur revoltën e tyre para zyrave të Avokatit të Popullit, për zgjedhjen e Naser Zyberit në këtë detyrë, shkruan gazeta LAJM.

Liridona Emini, nga Forumit Rinor të ASHsë, tha se zgjedhja e Zyberit, është në kundërshtim me Ligjin për Avokatin e Popullit, sipas të cilit, Avokati i Popullit duhet të jetë i pavarur.

“Gjendemi sot këtu para zyrës së Avokatit të Popullit, për të shprehur revoltën tonë në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Fatkeqësisht, para disa ditëve në mënyrë shumë dinake në Kuvendin e REpublikës së Maqedonisë së Veriut, vetëm me 61 vota të pozitës dhe pa pajtimin e opozitës, Naser Zyberi, u zgjodh Avokat i Popullit.

Advertisement

Rikujtojmë që Naser Zyberi përvec që ka qenë aktivist dhe funksionar partiak, në zgjedhjet e fundit ishte edhe kandidat për kryeministër shteti nga BDI-ja”, u shpreh, Liridona Emini nga Aleanca për Shqiptarët. Reagimin e saj të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë./LajmTv/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like