ASH: BDI ka instrumentalizuar BFI-në

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “BDI ashtu siç ka instrumentalizuar çdo institucion tjetër administrativ, gjyqësorin, por edhe arsimin në vend, të njëjtën e ka bërë edhe me institucionin e Bashkësie Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, për interesa politike-partiake”.

“Pohimet e ish kreut të BFI-së për infiltrimin e zyrtarëve të BDI-së në zgjedhje ose ne shkarkim të kreut të këtij institucioni, janë edhe një dëshmi më shumë që BDI në vazhdimësi ka cenuar rolin dhe misionin e BFI-së, duke ndërhyrë politikisht për ti plotësuar objektivat partiake, duke shkelur mbi dispozitat normative të vetë BFI-së, por edhe Kushtetutën e RMV-së, e cila garanton funksionimin e pavarur të këtij institucioni. Maqedonia Veriore është shtet sekular dhe religjioni është i ndarë nga shteti”, thuhet njoftimin e Aleancës për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se po aq e papranueshme është kur ish-kreu i BFI-së pranon të bëhet instrument i BDI-së për qëllime që nuk ndërlidhen me kompetencat e kreut të BFI-së.

“Këto veprime joparimore të ish kreut të BFI-së si dhe të BDI-së, me të drejtë i kanë detyruar besimtarët mysliman që ta humbin besimin tek ky institucion, i cili duhej të ishte i pavarur dhe me kredibilitet të plotë, duke iu shërbyer besimtarëve mysliman, por edhe gjithë qytetarëve, për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave njerëzore dhe afirmimin e besimit”, thonë nga ASH.

Advertisement

Ata shtojnë se është koha që t’i japim fund manipulimit të BDI-së që nuk njeh as formë e as mënyrë për të qëndruar në pushtet, duke manipuluar dhe politizuar çdo institucion, madje edhe Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut.

“Apelojmë tek të gjithë zyrtarët e BFI-së por edhe tek myftitë e qyteteve në vend, që gjatë procesit të zgjedhjes së kreut të ri të BFI-së mos të lejojnë ndërhyrjen e BDI-së, por edhe të cilit do subjekti tjetër politik. Njëkohësisht, ti respektojnë të gjitha dispozitat e akteve normative që i përcakton Kushtetuta e BFI-së, të sigurojnë një proces transparent dhe demokratik duke e bërë zgjedhjen më të mirë të Kreut të BFI-së, i cili do t’ia kthente dinjitetin këtij institucioni, i cili i përfaqëson besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like