










Jo vetëm që i dënojnë, por pas plotësimit të masës së burgut, shqiptarët mbahen me muaj ose dhe vite pas kryerjes së dënimit.
Afrim Rexha thotë se është liruar 11 muaj pasi kreu dënimin e tij.
Por sa shqiptarë me të njëjtën histori mund të ketë në 30 burgjet e tjera të Greqisë?





Intervista me Afrim Rexhën:
Afrim si je, ku ndodhesh?
Rexha: Jam në Athinë, u lirova! Nuk e kuptova fare këtë lirimin tim, as dëmshpërblim as asgjë.
-Sa ndenje në burg padrejtësisht?
Rexha: 11 muaj, me datë 21 janar duhet të kisha dalë. Nuk kuptova asgjë në botë.





Ka plot të tjerë që kanë mbaruar dënimin dhe i lënë të presin nga 3 muaj 4. Nuk duan t’ia dinë a ka shqiptarë a jo, me kushte skandaloze. Kur vjen darka nuk ha as bukë nga i ftohti. Nuk të lejojnë as të gatuash, me ligj edhe frigoriferi apo ngrohja duhet.





Lagështirë e madhe, kushtet tmerr!
-Nuk të ka ardhur njeri nga shteti shqiptar apo jo?
Rexha:Jo jo asnjë, kam një mesazh për djemtë që janë akoma aty. Janë dënuar padrejtësisht dhe që rrinë akoma dhe pse afati i qëndrimit ka mbaruar.





Është një nga Tirana, ka firmos këtu e 4 vite dhe akoma është brenda. Ka bërë 20 vite burg, e ka mbushur dënimin dhe akoma aty.
Pa vendim gjykate, sa të dojë burgu u japin.
Në burgjet e Greqisë ndodhen rreth 1645 shqiptarë.