Më 12.02.2025, në orën 14:00, për shkak të dyshimit të bazuar se janë autorë të disa veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” sipas nenit 235 dhe nenit 236 të Kodit Penal, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë arrestuan Z. Xh. (23) nga fshati Zhelinë, Tetovë, dhe A. A. (47) nga Tetova.
Gjatë kontrolleve në shtëpitë dhe ambientet ndihmëse të tyre në fshatin Zhelinë, Tetovë dhe në fshatin Ozormishtë, të kryera me urdhër gjykate, u gjetën sende, vegla të ndryshme dhe pajisje shtëpiake, për të cilat dyshohet se vijnë nga mbi 10 raste vjedhjeje dhe vjedhjeje të rëndë të kryera në shtëpi, objekte dhe prona në komunën e Zhelinës.
Sendet e gjetura u konfiskuan dhe do t’u kthehen pronarëve të tyre. Z. Xh. dhe A. A. u mbajtën në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.
Arrestohen dy hajdutë nga Tetova dhe rrethina, gjenden disa sende të vjedhura
Advertisement
Advertisement
Advertisement