Për arrestimin e shtetasve të Kosovës në Maqedoni me urdhër të Serbisë, i pari i Lëvizjes Besa tha se do të gjendet një zgjidhje sistemore si në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, përcjell TV21. Kasami tha se kanë diskutuar brenda koalicionit qeverisës dhe zgjidhja do të jetë sipas Kushtetutës së vendit. “Ne nuk po bëjmë politikë me këtë çështje kaq të ndjeshme. Ne po garantojmë se në një bashkëbisedim brenda koalicionit qeveritar, do ta zgjidhim këtë çështje me një zgjidhje sistemore siç e kanë zgjidhur të gjitha vendet e BE. Jemi ulur dhe kemi folur, vazhdojmë të diskutojmë zgjidhjen e cila do të jetë komfor Kushtetutës dhe ligjeve në Maqedoninë e Veriut”, tha Kasami
