Në redaksinë tonë kanë arritur disa ankesa nga banorët e fshatit Sllatinë të Tetovës, ku sipas rrëfimit të tyre një ari ka zbritur poshtë fshatit të tyre, informon Nmk-post. Gjithashtu ata ankohen se ariu u ka shkaktuar edhe disa dëme, ku në redaksinë tonë kanë dërguar edhe disa fotografi të një kafazi të pëllumbave që janë dëmtuar. Ata ankohen që rastin e kanë paraqitur në polici, por sipas tyre autoritetet nuk kanë marrë masa për këtë gjë.
Advertisement
Banorët ndjehen të frikësuar që mos të mos shkaktohen dëme edhe në njerëz./Nmk-post/
Advertisement
Advertisement