Arben Fejzullahu zgjidhet shef i shtabit zgjedhor për Këshillin Komunal të PDE në Çair

Komunikate nga PDE

Në një atmosferë pozitive sonte në Çair u mbajt Kuvendi zgjedhor i Këshillit Komunal të PDE – Çair.

Antarët e Kuvendit zgjedhor unanimisht i dhanë besimin Arben Fejzullahut për të ushtruar detyrën e shefit të shtabit zgjedhor për Çair.

Poashtu në këtë mbledhje u zgjodhën edhe 15 antarët e shtabit zgjedhor në Çairit.

Kuvendit zgjedhor i’u drejtua edhe kryetari i partisë Arjanit Hoxha i cili falenderoi të pranishmit duke theksuar se pavarsisht goditjeve dhe shpifjeve, me takimin e sontëm u dëshmua se shtrirja e PDE për çdo ditë po merr hov sidomos te gjeneratat e reja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement