Anulohet seanca në rastin “Titanik”

Seanca e sotme për rastin “Titanik” është anuluar për më 16 dhjetor. Arsyeja e anulimit të seancës është angazhimi i të njëjtit gjykatës në rastin “TNT”, si dhe akuza e Mile Janakieskit në të dy rastet.

Lënda gjyqësore është në fazën e dëshmive.

Në mesin e të akuzuarve për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, si për shkelje të së drejtës së votës janë ish ministrja e Brendshme ,Gordana Jankullovks, ish deputeti Ilija Dimosvski, si dhe ish-kryeministri në arrati, azilanti Nikolla Gruevski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like