Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Medias

Gazetar: Mihaillo DonevAntikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Mediave. Dyshimet në opinion se emrat janë partiak dhe jo profesional, do të jenë objekt hetimi nga Antikorrupsioni.“Në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është hapur rast lidhur me akuzat e ngritura. Rasti është në rrjedhë e sipër”, thonë nga KSHPK.Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime më 29 janar caktoi shtatë kandidatët që ishin në listën përfundimtare si propozim për anëtarë në Këshillin e Agjencisë së Medies. Por, menjëherë pas shpalljes së emrave të tyre, pati reagime të shumta se emrat e përzgjedhur ishin partiakë. Emrat më të përfolur ishin Nafije Selmani, e cila ishte këshilltare e Alternativës në komunën e Çairit, kandidate për kryetare të Shkupit nga Lëvizja Besa, kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare nën logon e koalicionit VLEN. E diskutueshme është edhe përzgjedhja e Afrona Verzivolit, e cila u emërua dhe pas u shkarkua nga qeveria aktuale si kryerevizore e fondeve IPA për shkak të mospasjes së certifikatës së punës. Në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime filtrin e komisionit e kaluan Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Gjurovski, Afrona Vërzivoli, Nafije Selmani, Cvetanka Minovska, Gordana Majnova. Emrat e përzgjedhur duhet të votohen edhe në seancë plenare me shumicë prej dy të tretave dhe Badenter. /Alsat.mk 

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours