Angellov: Nuk ka nevojë për panik për momentin, sëmundja është nën kontroll

Nëse rritet numri i të sëmurëve dhe presioni mbi kapacitete spitalore, jemi të detyruar t’i përdorim kapacitetet e institucioneve shëndetësore private deh pasi do të pranojmë projekt-marrëveshjen, ne si Shtab Kryesor do të marrim vendim për angazhimin e institucioneve shëndetësore private për mbështetjen e shëndetit publik. Pastaj do të lidhen marrëveshjet formale rreth mënyrës për pagesë të tre institucioneve shëndetësore private “Remedika”, “Sistina” dhe Klinika Zhan Mitrev, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Sipas Angellovit, lidhja e marrëveshjeve me institucionet shëndetësore private në raste të nevojës urgjente mund të kryhet për disa, por në këtë moment, potencoi, nuk ka nevojë për panik sepse treguesit që vijnë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse flasin se sëmundja është nën kontroll, pa dallim në atë që numrat janë relativisht të larta,  nëse i krahasojmë me fqinjët, me Ballkanin dhe me vendet e tjera evropiane, do të shohim, tha, se numrat tanë janë të qëndrueshëm.

Përkujtoi se ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i ka udhëhequr negociatat me institucionet shëndetësore private që të përfshihen në luftën me Kovid-19 me ç’rast është dakorduar “Remedika”, “Sistina” dhe  Klinika Zhan Mitrev, së bashku ta  përgatisin spitalin e vjetër “Sistina – Bogorodica” dhe ajo të shndërrohet në kovid-qendër.

Advertisement

Në pyetjen e gazetarëve pse kërkohet vazhdimi i gjendjes së krizës për gjashtë muaj, Angellovi si drejtor i QMK, udhëheqës i grupit për vlerësim, si anëtar i komitetit drejtues dhe si udhëheqës i Shtabit kryesor, siç theksoi, thellësisht është i bindur se gjendja e krizës duhet të vazhdohet sepse ofron mekanizma të cilat kur nuk do të ishte gjendje krize nuk do të viheshin në dispozicion.

Drejtori i QMK dhe një herë informoi se është miratuar  Plan veprues gjithëpërfshirës për parandalim dhe përballje me përhapjen e Kovid-19, ku janë paraparë 17 masa dhe disa aktivitete që do të ndërmerren nga ana e të gjitha subjekteve. /tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like