Analisti Berisha: Rrugët e presidentes Osmani me Kurtin, të ndara politikisht!

Estimated read time 2 min read

Analisti Ridvan Berisha në një lidhje me skype në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për situatën politike në Kosovë, zgjedhjet dhe marrëdhëniet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që duket se kanë pasur një “krisje”.

Sipas analistit Berisha, qëndrimi dhe reagimi i Vjosa Osmanit me kritika ndaj qeverisë është e vonuar.

Ndërsa shtoi se rruga që po ndjek kryeministri Kurti e çon Kosovën drejt greminës.

“Mes zonjës Osmani dhe zotit Kurti ka një thyerje. Për ne në Kosovë nuk është lajm që zonja Osmani ka raporte të tendosura. Vjosa Osmanit i ka ikur nga duart kontrolli mbi partinë e saj. Mospjesëmarrja e zotit Kurti në takimin e ftuar ishte goditje serioze politikisht edhe pse zoti Kurti u justifikua se ka qenë në një drekë punë. Por ai zgjodhi këtë moment për ta goditur duke mos i shkuar fare në takim”, tha ai, duke shtuar: “Presidentja e ka kuptuar që nuk do të jetë presidente në mandatin e dytë, unë këtë mendoj. Dhe besoj se ky është edhe shkaku i shpërthimeve të pamatura të saj. Ajo nuk do të jetë më presidente besoj unë.”

Advertisement

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like