Shpërthimin që ndodhim mbrëmjen e sotme në Zubin Potok, e ka dënuar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, që siç tha, ky incident duhet dënuar dhe përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.
“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Orav në “X”.
Advertisement
Advertisement
Advertisement
+ There are no comments
Add yours