• 18-04-2021

Ambasada ruse ofroi vaksinën Sputnik-V Rama: Provokim qesharak, mendova se ishte meme!

Qesharake, e quajti kryeministri Rama, ofertën e Rusisë, për të sjellë vaksinën Sputnik-V në Shqipëri. Fillimisht mendova se ishte një meme, tha kreu i qeverisë, duke iu referuar mënyrës së si kjo ofertë iu propozua, kryeministrisë, përmes postimit në Twitter. Rama tha se Shqipëria është e fokusuar të marrë vaksinën Pfizer, më tej Modernën apo AstraZeneca. Kryeministri tha se Ambasada Ruse, duhet të kërkojë falje.

 

 

 

“Mendova se ishte një meme për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëj provokime të tilla, dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak, dhe nuk është mirë që një vendi serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre postimeve dhe një ambasadë të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje sepse nuk shoh arsye. Ne jemi të fokusuar të Pfizer dhe Astrazenecës. Shtetet të cilat ne komunikojmë në BE janë të fokusuara drejt këtyre kompanive. Një ndjesë e ambasadës ruse do ishte shumë e mirëpritur”, tha Rama./L.F-dritare.net

Read Previous

Vjosa Osmani: Jemi vonuar për marrjen e vaksinës

Read Next

Mbyllet një restorant në Tetovë, shkeli masat anti kovid

%d bloggers like this: