Aliu: Kjo është Qeveri e mashtrimit me një 100 ditësh komplet të dështuar

Përfaqësues i Alternativës Lulzim Aliu në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, qeverinë e Zaevit e cilësoi si qeveri të mashtrimit, derisa për 100 ditshin e parë tha se bëhet fjalë për 100 ditë të dështuara në çdo segment të jetës Sipas Aliut ky nuk është vetëm vlerësim i opozitës por është konstatim edhe i qytetarëve të cilët drejtpërdrejt në jetën e tyre i ndiejnë këto dështime të kësaj qeverie.

“Nuk do t’i kisha thënë Qeveria e Zaev 2, por Qeveri e mashtrimit në dështim të plotë. Dhe në qoftë se udhëhiqemi nga thënia popullore se dita e mirë shihet që në mëngjes i bie se çfarë qeverie dhe çfarë pritjesh do të kemi, do ti shohim si rrjedhojë e këtij 100 ditshi komplet të dështuar të qeverisjes së Qeverisë Zaev 2 ose të një qeverie të përbërë nga koalicioni LSDM-BDI. Kemi një qeveri të dështuar në fushën e shëndetësisë, arsimit, dështim tërësisht në sferën e ekonomisë. Dhe në çdo aspekt të cilin dëshironi ta trajtojmë, do të vëreni se kemi vetëm mashtrim ose premtime të cilat janë dhënë gjatë fushatës dhe janë përmendur në programet e tyre zgjedhore dhe nuk kanë arritur të realizohen ose të përmbushen, ose për të thënë edhe më saktë kanë regres apo ecje mbrapa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like