• 22-04-2021

Ali Ahmeti nuk do të gjykohet për rastin “Regjistrimi”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk do të gjykohet mbi akuzën për lëndën “Regjistrimi”. Javorja “Fokus” shkruan se procedura ndaj tij është ndërpre pasi Prokuroria Publike nuk ka arritur ta dëshmojë veprën penale. Akuza e ish PSP-së bashkoi në bankën e të akuzuarve kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski mbi dyshimet për ndikimin ndaj procesit të regjistrimit, përkatësisht marrëveshjes Gruevski-Ahmeti për bojkotimin e procesit në vitin 2011. Në ngritjen e akuzës, ish PSP kishte konstatuar se partnerët e koalicionit kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 2.8 milion euro. Ndërprerja e procedurës vjen një muaj pasi Ahmeti u paraqit vullnetarisht për të dëshmuar në Prokurori.

Read Previous

Itali, situatë kritike, 993 viktima në 24 orët e fundit

Read Next

Leo Messi do të largohet nga Barça në verë?

%d bloggers like this: