• 18-04-2021

Albright: Vetoja bullgare është tragjedi

Mendoj se është tragjedi e plotë ajo që pas një kohe të gjatë e shpenzuar në zgjidhjen e çështjes se emrit me grekët, bullgarët, për shkaqe të brendshme, kanë vendosur kërkesa të tilla për Maqedoninë e Veriut dhe prandaj duhet të shtrohet pyetja se si Bullgaria i përmbush detyrimet e saja ndaj BE-së, ka deklaruar Medlin Ollbrajt, ish sekretare shtetërore e SHBA-së.

 

Në dëgjimin e sotëm para Komitetit për punë të jashtme pranë Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, Ollbrajt është përgjigjur në pyetje nga kongresmenë për politikën amerikane të Ballkanit.

Në pyetjen e kongresmenit Gregori Miks, demokrat nga Nju Jorku, se si administrata e re e Xho Bajdenit dhe Kamalla Harisit duhet të punojë me Brukselin për vendet aspirante në BE që mos mbeten në dhomën e pritjes për shkak të fqinjëve të tyre, ndërsa me faktin e bllokadës që Bullgaria e vendos për Maqedoninë e Veriut për shkak të çështjeve për kombin dhe gjuhën, ajo tha se administrata e re duhet të punojë në atë çështje.

“Fakti që grekët arritën të vijnë në marrëveshje, ndërsa në këtë është shpenzuar aq shumë kohë dhe është punuar aq shumë, ‘mendoj se është tragjedi, edhe atë e plotë, ajo që bullgarët për shkaqe të brendshme e theksojnë tani këtë’”, ka deklaruar Ollbrajt.

Ka shtuar se duhet të shtrohet pyetja se si Bullgaria i përmbush detyrimet e saja ndaj BE-së.

“Mendoj se ajo është çështje shumë e rëndësishme që i nënvizon përpjekjet tona në Ballkan, ajo është se ekziston bashkëpunim në plan ekonomik dhe politik”, ka deklaruar ajo.

Ollbrajt me origjinë është nga Çekia dhe është gruaja e parë në historinë e SHBA-së e cila ka shërbyer si sekretare e shtetit. Në këtë pozicion ajo ka qenë nga viti 1997 deri në 2001, në administratën e Bill Klintonit dhe gjatë konfliktit të Kosovës dhe bombardimeve në ish Republikën Federale të Jugosllavisë nga ana e NATO-s dhe SHBA./Northmacedonia-post/

Read Previous

Qeveria e Kosovës miraton katër vendime të rëndësishme për menaxhimin e Covid-19

Read Next

Sa pacientë u pranuan për 24 orë në klinikat e Shkupit? Tregon MSh-ja

%d bloggers like this: