Albin Kurti kandidohet për deputet

Albin Kurti do të kandidojë për deputet. Ai bashkë me shtatë emra të tjera nga Dega e Prishtinës do t’i hyjnë garës në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 14 shkurt, njofton Klan Kosova.
Pas Albin Kurtit për deputet do të kandidojnë nga kjo degë edhe Glauk Konjufca, Arben Vitia, Albulena Haxhiu, Lirun Aliu, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Hatixhe Hoxha.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, anëtari i LVV-së, Atdhe Arifi.
Kandidimi i tij është diskutuar shumë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.
Aty thuhet se për Kuvend të Kosovës nuk mund të kandidojnë personat që janë dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës në tre vjetët e fundit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like