Albin Kurti i bën thirrje Evropës që ta dënojë Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi sot se Evropa duhet të kërkojë dënimin e politikanëve pjesëmarrës në qeverinë serbe që urdhëroi krimet gjenocidale, e vetë Serbia duhet të çlirohet nga e shkuara e saj, të pranojë krimet, të dënojë fajtorët e të njohë Kosovën, nëse duam që Ballkani të ecë drejt Evropës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pavarësisht gjetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, Beogradi zyrtar vazhdon të mos e pranojë fajin për krimet e tij të kryera në Kosovë.

“Ditët e fundit në Kizhevak të Rashkës janë gjetur trupa të varrosur nën mbetje gurthyesish e materialesh ndërtimi. Kizhevaku është vendi i pestë ku zbulohen varreza masive në Serbi, pas Batajnicës, Peruçacit, Petrovo Selos dhe Rudnicës. E nga Serbia jo vetëm që nuk po vjen pranimi i fajit, dënimi i fajtorëve e kërkimi i faljes, por dëgjojmë këmbënguljen se “Kosova është Serbi”. Kjo qasje e qeveritarëve serbë, të cilët vitet e fundit po ri-armatosen me intensitet, nënkupton se nuk kanë hequr dorë nga projekti i vjetër i cili solli gjenocidin, luftën e këto varre masive”, shkroi Kurti.Gazeta Sinjali/

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like