Mos dilni pa maskë – Shkupi edhe sot në mëngjes është ndër qytetet më të ndotura, shkruan NMK-POST.
Ajri i ndotur ka përfshirë nga mbrëmja e djeshme metropolin maqedonas, ndërsa ndotja ka vazhduar edhe sot në mëngjes.
Sipas të dhënave në faqen e IQAir, nga ora 6 e mëngjesit të sotëm Shkupi është në vendin e 9-të në botë për nga ndotja e ajrit. Indeksi i matur i ndotjes është 156, që sjell një paralajmërim se ajri nuk është i shëndetshëm për të marrë frymë.
Rekomandimi është që të vihet maskë mbrojtëse, të mos merret me sport jashtë dhe të mos hapen dritaret në shtëpi.
Ndotja me grimcat e dëmshme PM2.5 është më e larta, me një përqendrim prej 65.6 mikrogramë për metër kub ajër.
Shumë i ndotur mbrëmë ka qenë edhe Shkupi. Rreth orës 22:00, indeksi i ndotjes ishte 174 dhe ajri u vlerësua si i dëmshëm.
Në kryeqytet janë matur 100 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5, e cila sipas I-Q-Air është 20 herë më e madhe se përqendrimi i kësaj grimce sesa vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). .
